BOTA /

Kush është shqiptari që del 43 herë në dosjen Epstein (Dokumentet)

Shkruar nga Versus
Kush është shqiptari që del 43 herë në dosjen Epstein
Jeffrey Epstein

Një shtetas shqiptar në Nju Jork, me inicialet V. Berisha, i njohur edhe si "Vinny Berisha", duket se është i përfshirë në dosjet e publikuara së fundmi që lidhen me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein.

Sipas dokumenteve që “MaShqip” ka siguruar ekskluzivisht, emri i tij shfaqet në të paktën 43 materiale të publikuara, të cilat pasqyrojnë letra dhe email-e të shkëmbyera midis tij dhe njerëzve të afërt me Epstein, me qëllim organizimin e një takimi dhe kryerjen e punimeve ndërtimore në rezidencën luksoze të këtij të fundit në Manhattan.

Bisedat dhe komunikimet datojnë nga 3 tetori 2018 deri më 15 shkurt 2019. Gjatë kësaj periudhe, V. Berisha shkëmben email-e me disa persona, duke diskutuar rinovimin e një dhome masazhi, ndërtimin e një saune (dhomë me avull), rregullimin e “banjos kryesore” dhe punimet e përgjithshme ndërtimore brenda rezidencës private të Epstein.

Kush është shqiptari që del 43 herë në dosjen Epstein

Në komunikime, Berisha prezantohet si pronar i një kompanie ndërtimi dhe negocion oferta financiare për këto punime. Në email-e përmenden edhe emra të tjerë, si Richard Kahn, David Mitchell, Merwin Dela Cruz dhe Karyna Shuliak, të cilët shfaqen si ndërmjetës ose persona të përfshirë në koordinimin e projektit.

Kush është shqiptari që del 43 herë në dosjen Epstein

Dokumentet tregojnë se administratorja dhe asistentja personale e Epstein, Lesley Groff, caktoi një takim me Berishën më 1 shkurt 2019, në orën 15:15, në rezidencën e tij në Manhattan. Ky takim konfirmohet në një nga emailet e publikuara, ku thuhet se shqiptari do të pritej personalisht në pronën private të Epstein.

Pas këtij komunikimi, Berisha dërgon ofertën dhe imazhe ilustruese të projektit, duke nënkuptuar se Epstein kishte dhënë miratimin paraprak për punimet. Megjithatë, nuk ka një konfirmim të qartë në dokumente nëse takimi u mbajt më në fund apo nëse punimet u kryen realisht.

Kush është shqiptari që del 43 herë në dosjen Epstein

Midis dokumenteve janë disa faqe të shkruara me dorë, të cilat nuk dihet nëse janë shkruar nga Epstein apo persona të tjerë, por përfshihet edhe mbiemri i V. Berishës.

Kush është shqiptari që del 43 herë në dosjen Epstein

Ajo që bie në sy është fakti se ky takim, nëse ka ndodhur, ka ndodhur vetëm pesë muaj para arrestimit të Epstein dhe rreth gjashtë muaj para vdekjes së tij në burg. Kjo do të thotë që shqiptari Berishë ka pasur komunikime dhe një takim të mundshëm me të, në një nga periudhat më kritike në jetën e financierit të akuzuar për trafikim seksual.

Kush është shqiptari që del 43 herë në dosjen Epstein

Rezidenca luksoze e Epstein në Manhattan, e konsideruar si një nga "foletë" kryesore të abuzimit seksual, ka përfunduar së fundmi një rinovim masiv. Sipas raportimeve të mediave amerikane, ndërtesa shumëkatëshe në Upper East Side është rimodeluar pothuajse plotësisht, me miliona dollarë investime, duke u bërë një nga pronat më të shtrenjta dhe më të restauruara në zonë.

Ndërkohë, një nga viktimat e Epstein ka dalë hapur për të treguar historinë e tmerrit që ka përjetuar brenda këtyre mureve. Ajo tha se është mbajtur kundër vullnetit të saj, është kërcënuar, është droguar dhe është detyruar të kryejë akte seksuale të dhunshme, duke e përshkruar mjedisin si një "burg luksoz abuzimi".

"Brenda asaj shtëpie po ndodhnin gjëra që askush nuk do t'i besonte. Ishte ferr i maskuar si luks", tha ajo për mediat amerikane.

Kush është shqiptari që del 43 herë në dosjen Epstein

Sipas dokumenteve të publikuara, V. Berisha shfaqet si një kontraktor ndërtimi që negocioi ofertat, paraqiti projektet dhe pati një takim zyrtar në rezidencën e Epstein. Deri më tani, nuk ka prova në dosje që tregojnë përfshirjen e tij në aktivitetet kriminale të Epstein, por vetëm kontakte dhe komunikime profesionale në lidhje me punimet e ndërtimit.

Megjithatë, fakti që emri i një shqiptari shfaqet në 43 dokumente në dosjen Epstein, në komunikime të drejtpërdrejta me rrethin e tij të ngushtë dhe me një takim të planifikuar në rezidencën famëkeqe, ngre pyetje të forta dhe shton misterin rreth njerëzve që kishin qasje në botën private të një prej figurave më të errëta në historinë moderne amerikane. / Ma Shqip

 

 

 

 

 

Poll