6 bombardues amerikanë B-2, të pajisur për të shkatërruar objektin bërthamor të fortifikuar nëntokësor të Iranit në Fordow, janë ngritur në fluturim nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave të fluturimit dhe regjistrimeve të komunikimit nga kontrolli i trafikut ajror amerikan, dy deri në katër avionë B-2 u nisën nga Baza Ajrore “Whiteman” në Missouri gjatë mëngjesit të së shtunës.
Këta bombardues janë të aftë të mbajnë armët që Izraeli i konsideron të mjaftueshme për shkatërrimin e objektit bërthamor të fortifikuar të Iranit në Fordow.
Në mision ata shoqërohen nga katër avionë cisterna për furnizim me karburant dhe po fluturojnë drejt perëndimit, në drejtim të Bazës Detare Guam në Oqeanin Paqësor.
Në kontekstin e tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit, përdorimi i bombarduesve B-2 nga SHBA tregon angazhimin e mundshëm të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të Izraelit dhe si një mesazh për Iranin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur shqetësimin se Irani mund të jetë afër zhvillimit të armëve bërthamore, duke e bërë përdorimin e bombarduesve B-2 një mundësi për të parandaluar këtë zhvillim.Versus.al






