BOTA /

Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli vijon bombardimet dhe zgjeron operacionin në Liban, Irani sulmon vendet fqinje

Banorëve të Libanit u janë bërë thirrje që të zhvendosen për shkak se priten sulme të mëtejshme nga Izraeli.

Shkruar nga Versus
Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli vijon bombardimet dhe zgjeron operacionin
Bombardimet izraelite në qytetin e Iranit, Isfahan

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 18-të dhe pothuajse i gjithë rajoni është përfshirë në bombardime të ndryshme.

Ushtria iraelite njoftoi dje operacion tokësor në Liban, ndërsa zhvillimet e sotme janë se divizioni 36 po zhvillon operacione të zgjeruara në jug të vendit me shënjestër bazat e Hezbollahut.

"Kushdo që është i pranishëm pranë elementëve të Hezbollahut, objekteve të tyre ose automjeteve të tyre luftarake po rrezikon jetën e tij"- është shprehur zëdhënësi i ushtrisë izraelite duke bërë thirrje për zhvendosjen e popullsisë.

Gjithashtu shpërthime janë raportuar edhe në Teheran ku sulmet izraelite vijojnë. Nga ana tjetër, Irani ka vijuar me sulme intensive në vendet fqinje duke shënjestruar bazat amerikane. Në Bagdad të Irakut u godit sërish ambasada amerikane, ndërsa shpërthime pati gjithashtu në Dubai e Doha. Emiratet e Bashkuara pezulluan përkohësisht fluturimet për t’i rihapur më pas. Versus.al

Poll