
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë lidhur me luftën në Ukrainë dhe atë në Lindjen e Mesme duke thënë se të dyja luftërat mund të përfundojnë njëkohësisht.
Pyetjes se “cila luftë do të përfundojë e para?” Donald Trump i është përgjigjur duke thënë se mund të ndodhë në të njëjtën kohë.
Ndërsa u shpreh i sigurt se e shikon Iranin të mposhtur ushtarakisht, Trump ripërsëriti faktin se SHBA-ja ka shkatërruar forcën detare e ajrore iraniane.
“Mendoj se do të vijmë me një zgjidhje shpejt. Shpresoj, ne do të donim të shihnim një zgjidhje të mirë”, ka thënë Trump ndërkohë që çmimet e naftës në Lindjen e Mesme kanë shënuar një tjetër rritje si pasojë e tensioneve.
Një tjetër vendim që duket se Trump po e shqyrton në të ardhmen e afërt, është reduktimi i trupave amerikane në Gjermani. Kjo ide e tij vjen në një kohë tensionesh diplomatike me kancelarin gjerman Friedrich Merz përsa i takon qëndrimeve të këtij të fundit për luftën në Iran.
“SHBA-të po studiojnë dhe po vlerësojnë mundësinë e reduktimit të numrit të trupave të tyre në Gjermani dhe një vendim do të merret në të ardhmen e afërt”, shkroi ai në Truthsocial. Versus.al

