BOTA /

Luftë tregtare globale, hyjnë në fuqi tarifat e SHBA, BE paralajmëron kundërpërgjigjie me 26 mld euro taksa

Presidentja e KE, Von der Leyen u kundërpërgjigjet "kufizimeve të pajustifikuara tregtare" pasi të hyjnë në fuqi taksat e metaleve në SHBA

Shkruar nga Versus
Luftë tregtare globale, hyjnë në fuqi tarifat e SHBA, BE
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të vendosë 26 miliardë euro tarifë ndaj SHBA si kundërpërgjigjie të tarifave të Donald Trump mbi importet e çelikut dhe aluminit, duke sjellë një përshkallëzim në përmasat e një lufte tregtare globale.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i quajti “kufizime të pajustifikuara tregtare” taksat prej 25% për metalet që shkojnë në SHBA. Tarifat e SHBA hynë në fuqi në orën 04:00 të mëngjesit të së mërkurës.

“Na vjen keq thellësisht për këtë masë”, tha ajo në një deklaratë, ndërsa Brukseli njoftoi se do të “fillonte një seri kundërmasash” që do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

“Bashkimi Evropian duhet të veprojë për të mbrojtur konsumatorët dhe biznesin”, shtoi Von der Leyen.

Komisioni tha se produktet e çelikut dhe aluminit do të goditeshin me tarifa në këmbim, por edhe tekstilet, artikujt prej lëkure, pajisjet shtëpiake, veglat e shtëpisë, plastika dhe druri. Produktet bujqësore do të ndikohen gjithashtu duke përfshirë shpendët, disa ushqime deti, arrat, vezët, sheqerin dhe perimet.

“Ne do të mbetemi gjithmonë të hapur për negociata. Ne besojmë fuqimisht se në një botë të mbushur me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët të ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa”, tha von der Leyen.

Tarifat e Trump "nuk mund të vinin në një kohë më të keqe", ka paralajmëruar industria e çelikut ndërsa vendoset taksa për importet nga SHBA.

Gareth Stace, drejtori i përgjithshëm i shoqatës tregtare UK Steel, e quajti lëvizjen e administratës Trump "shumë zhgënjyese".

Ai shtoi: “Këto tarifa nuk mund të vinin në një kohë më të keqe për industrinë e çelikut në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ne luftojmë me kostot e larta të energjisë dhe kërkesën e ulët në vend, kundër një peizazhi global të mbifurnizuar dhe gjithnjë e më proteksionist. Për më tepër, BE-ja gjithashtu po shtyn përpara me veprime kufizuese tregtare që do të përforcojnë ndikimin e tarifave të SHBA-së.

Organi i industrisë së aluminit kishte paralajmëruar më herët se taksat e importit tashmë po kishin një efekt. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: