AKTUALITET /

Call Centeri në vilën luksoze! Kush është 'peshku i madh', që kamuflohej përmes turizmit dentar e kirurgjisë plastike! Si mashtroheshin të huajt!

Gjatë kontrollit në ambientin në pronësi ose admnistrim të Franc Korteshit, u konstatuan prova që sugjerojnë ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm në formën e një call-centeri.

Shkruar nga Versus

Call Centeri në vilën luksoze! Kush është 'peshku i

Një operacion policor ka goditur një tjetër bastion të krimit kompjuterik në kryeqytet, në fshatin Bërzhitë, ku më 16 prill 2026 policia dhe emisioni “Piranja” bastisën një resort luksoz mes gjelbërimit të ndarë në 15 zyra me rreth 150 punonjës – operatorë të trajnuar dhe “konsulentë financiarë” – të maskuar si biznes turizmi mjekësor nga kompania MTA Albania (NIPT M41319023A) e themeluar në 2024 nga Franc KorteShi.

Gjatë kontrollit u sekuestruan qindra njësi kompjuteri, telefona celularë dhe prova të tjera për manipulime ndaj qytetarëve të huaj kryesisht nga Italia, Britania e Madhe, Gjermania dhe SHBA, duke e kthyer këtë ambient në një makinë zhvatjeje miliona eurosh.

MTA Albania, e regjistruar me objekt shërbimesh marketingu për klinika dentare, estetike dhe kirurgji plastike, shtrihet te akomodimi në Airbnb apo hotele, transport personash, guida turistike, paketa turistike, menaxhim reklamash, prerje biletash, shërbime kateringu, bar-kafe dhe “çdo aktivitet i lejuar ligjërisht” – një mbulesë perfekte për call-centerin e paligjshëm që shfrytëzon imazhin e turizmit mjekësor në Shqipëri.

Call Centeri në vilën luksoze! Kush është 'peshku i

Operatorët trajnoheshin me skripte të sofistikuara psikologjike për të telefonuar viktima, duke u paraqitur si “ekspertë financiarë” që premtonin fitime të garantuara në investime bursore ose kripto, duke i bindur të hapin llogari në platforma të rreme, duke filluar me depozita të vogla nga 100 euro dhe duke i zhvatur mijëra apo dhjetëra mijëra më pas me justifikime si “tarifa verifikimi”, “taksa tatimore” ose “depozita sigurie”, derisa llogaritë bllokoheshin dhe paratë zhdukej përgjithmonë.

Kjo bastisje është goditja e dytë brenda pak ditësh, pas aksionit të madh ku u goditën 3 qendra të tjera call-center në Tiranë, duke çuar në arrestimin e 7 personave me masa “arrest me burg” dhe “detyrim paraqitjeje/ndalim jashtë vendit”, plus 5 të tjerë në flagrancë, me hetime të nisura në Austri dhe bashkëpunim me SPAK që zbuluan një dëm mbi 50 milionë euro për mijëra viktima evropiane. Versus.al

 

 

Poll