BOTA /

Macron bisedë telefonike me Putin pas 3 vitesh, kushti i presidentit rus: Ja sesi i jap fund luftës me Ukrainën

Macron i ka thënë Putinit se vetëm Ukraina vendos nëse do të heqë dorë nga territoret e aneksuara.

Shkruar nga Versus
Macron bisedë telefonike me Putin pas 3 vitesh, kushti i presidentit rus:
Bisedë e mëhershme mes Macron dhe Putin

Pas më shumë se tre vitesh nga vizita e Macron në Rusi në shkurt të 2022-it pasi Putin kishte nisur pushtimin e Ukrainës, mbrëmjen e së martës presidenti francez zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus.

Biseda zgjati për rreth dy orë dhe në deklaratën zyrtare të pallatit Elysee thuhej se Macron i kishte bërë thirrje Putinit për armëpushim në Ukrainë dhe hapjen e negociatave për t’i dhënë fund luftës.

Putin i përsëriti qëndrimin e tij Macron se lufta në Ukrainë ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së Perëndimit duke thënë se këto shtete kanë injoruar interesat e sigurisë së Rusisë.

“Çdo marrëveshje paqeje midis Moskës dhe Kievit duhet të përfshijë një karakter gjithëpërfshirës dhe afatgjatë dhe të bazohet në realitete të reja territorial”- mësohet të ketë thënë Putin.

Presidenti rus ka thënë më herët se Ukraina duhet të pranojë aneksimin e pjesëve të mëdha të territorit të saj nga Rusia si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje. Macron ka thënë se vetëm Ukraina duhet të vendosë nëse do të heqë dorë apo jo nga territori.

Gjatë telefonatës, zyra e Macron tha se "presidenti theksoi mbështetjen e palëkundur të Francës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës". Versus.al

Poll