
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit francez, Emanuel Macron për të mos iu bashkuar “Bordit të Paqes” të ngritur si iniciativë për rindërtimin e Gazës.
Trump u përpoq ta minimizonte refuzimin e Macronit duke u shprehur “askush nuk e do atë” dhe duke shtuar se presidenti i Francës do të largohet shumë shpejt nga detyra.
Më tej vijoi me tone kërcënuese duke paralajmëruar se mund të vendosë një tarifë prej 200% për verërat dhe shampanjat franceze si formë presioni.
“Atëherë ai do të bashkohet. Por nuk është i detyruar”- shtoi Trump.
Deklaratat e presidentit amerikan shtojnë tensionet mes Uashingtonit dhe Parisit, në një moment delikat për diplomacinë ndërkombëtare lidhur me situatën në Gaza dhe përpjekjet për rindërtimin e saj. Versus.al

