
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka surprizuar të pranishmit në darkën zyrtare pas samitit të Komunitetit Politik Europian në Armeni duke treguar anën e tij të lirshme dhe artistike.
Macron mori mikrofonin dhe interpretoi këngën e njohur franceze La Bohème, një baladë klasike e vitit 1965 e kënduar fillimisht nga Charles Aznavour.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjet, presidenti francez shihet duke kënduar ndërsa shoqërohet muzikalisht nga kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, i cili luan në bateri, duke i dhënë një atmosferë të veçantë dhe joformale eventit diplomatik. Versus.al

