BOTA /

Makina dhe shtëpia plot me eksplozivë, detaje shokuese për autorin e atentatit ndaj Trump

Autoritetet thonë se ai qëlloi të disa herë nga  çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret

Shkruar nga Versus

Makina dhe shtëpia plot me eksplozivë, detaje shokuese për

Atentatori i ish-presidentit Donald Trump kishte material shpërthyes brenda makinës dhe banesës së tij, sipas CNN.

FBI e ka identifikuar publikisht personin e armatosur si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.

Autoritetet thonë se ai qëlloi të disa herë nga  çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al