BOTA /

“Marrim gjithçka që duam”, Trump nxjerr draftin sekret: Së shpejti marrëveshje me Iranin

Shkruar nga Versus

“Marrim gjithçka që duam”, Trump nxjerr draftin sekret:  
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po “i afrohet shumë” arritjes së një marrëveshjeje me SHBA-në lidhur me tensionet mes dy vendeve, ndërsa edhe Teherani ka sinjalizuar se gjatë javës së kaluar është shënuar përparim në negociata.

Megjithatë të dyja palët kanë qenë të kujdesshme dhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit deklaroi se çështja kryesore e armëve bërthamore nuk do të ishte pjesë e asnjë propozimi fillestar.

Trump deklaroi për mediat amerikane se kishte parë një draft-marrëveshjeje me Iranin. I pyetur nëse dokumenti ishte i pranueshëm, ai u përgjigj: “Nuk e di, nuk mund t’ju them këtë.”

"Do të nënshkruaj vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam", tha ai. "Do të kemi një marrëveshje, ose do të kemi një situatë ku asnjë vend nuk do të goditet aq fort sa është gati të goditet,” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, deklaroi për televizionin shtetëror se qëndrimet e SHBA-së dhe Iranit janë afruar gjatë javës së fundit. Megjithatë, ai paralajmëroi se kjo nuk garanton arritjen e një marrëveshjeje për çështjet kryesore dhe akuzoi palën amerikane për “deklarata kontradiktore”.

“Plani ynë ka qenë që së pari të hartojmë një memorandum mirëkuptimi, ose një marrëveshje, në formën e një kornize, që përbëhet nga 14 pika”, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

 

Poll