BOTA /

Marta Kos e thotë haptas: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE

Shkruar nga Versus

Marta Kos e thotë haptas: Mali i Zi, vendi kandidat më i

Komisionerja e Bashkimit Europian për zgjerimin, Marta Kos ka bërë të ditur sot se Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Kos shkruan se Mali i Zi mbylli dje një tjetër kapitulli negociatash duke e çuar numrin total të kapitujve të mbyllur në 14. Por theksoi rëndësinë e mbajtjes së ritmit të reformave.

“Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së. Sot mbyllëm një tjetër kapitull negociatash, duke e çuar totalin në 14.

Por ende ka shumë punë për të bërë. Tani është momenti për të mbajtur ritmin e reformave, me një fokus të fortë në sundimin e ligjit”- shkroi dje ajo në “X”. Versus.al

Poll