BOTA /

Mbi 20 vende 'të gatshme të kontribuojnë në përpjekjet' për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Këto janë kryesisht shtete evropiane. Në deklaratën e tyre të përbashkët ata dënojnë sulmet e fundit iraniane ndaj anijeve dhe infrastrukturës së naftës dhe gazit.

Shkruar nga Versus

Mbi 20 vende 'të gatshme të kontribuojnë në

20 vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Britaninë, Francën, Kanadanë dhe Japoninë, thanë se ishin "të gatshme të kontribuonin në përpjekjet" e nevojshme për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, e cila është bllokuar në mënyrë efektive nga Irani që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë të përbashkët, vendet kryesisht evropiane, dënuan gjithashtu sulmet e fundit iraniane që synonin anijet dhe infrastrukturën e naftës dhe gazit, duke kërkuar "një moratorium të menjëhershëm dhe global për sulmet ndaj infrastrukturës civile".

Gjermania, Italia, Holanda, Danimarka, Letonia, Sllovenia, Estonia, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Republika Çeke, Rumania, Lituania, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Australia dhe Bahreini janë vendet e tjera që nënshkruan deklaratën, sipas Agjensisë France-Presse.

Poll