BOTA /

Momente paniku në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe tentojnë të grabisin mjetin e blinduar

Dy automjete të blinduara që i përkisnin kompanisë së sigurisë Battistolli u vunë në shënjestër. Një njësi komando e armatosur me kallashnikovë hyri pak para orës 8:00 të mëngjesit, midis Ceranos dhe San Pietro Vernoticos. Shoferët u grabitën gjithashtu.

Shkruar nga Versus

Momente paniku në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën

Itali- Një bandë e armatosur ka kryer nëj sulm në autostradën Brindisi-Leçe mëngjesin e sotëm me qëllim grabitjen e furgonit të blinduar të kompanisë së sigurisë “Battistolli”.

Autorët drejtonin tre makina dhe një kamion të cilit më vonë iu vu flaka me qëllim bllokimin e kalimit të policisë.

Grabitja nuk pati sukses dhe për fat të mirë, askush nga rojet e sigurisë nuk u lëndua. Një ndjekje filloi në zonën e Squinzanos, e udhëhequr nga oficerë që kishin mbërritur për të mbështetur kolegët e tyre nga patrullat e tjera. Ndërkohë, autostrada shtetërore u mbyll në të dyja drejtimet ndërsa policia kryente inspektimet e saj dhe trafiku u devijua në një rrugë alternative. Ekipet nga Autoriteti Kombëtar i Rrugëve Italiane (ANAS) mbërritën gjithashtu në vendngjarje për të mbështetur operacionet derisa trafiku të rivendosej. Shoferët u vunë në vështirësi të konsiderueshme: përveç pasojave dhe vonesave, kalimtarët gjithashtu panë drejtpërdrejt të shtënat me armë zjarri.

Në ikje e sipër isa prej autorëve grabitën disa shoferë të cilit kishin ndaluar dhe prisnin që sulmi të përfundonte që më pas të largoheshin. Versus.al

Poll