BOTA /

“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nga Pekini tha se mandati i tij po i afrohet fundit dhe se dorëheqja është një opsion real, ndërsa minimizoi protestat e fundit në Beograd.

Shkruar nga Versus

“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë e dorëheqjes në një të ardhme të afërt, pas protestave të zhvilluara në sheshin Slavija në Beograd.

Gjatë një vizite zyrtare në Pekin, Vuçiç u tha gazetarëve se mandati i tij presidencial po i afrohet fundit dhe se largimi nga detyra mbetet një opsion i hapur.

“Është e mundur që të jap dorëheqjen së shpejti,” u shpreh ai, duke shtuar se nuk do ta ndërpresë mandatin në mënyrë të sforcuar, duke iu referuar edhe ish-presidentit Boris Tadić, sipas raportimeve të mediave.

Në të njëjtën kohë, Vuçiç minimizoi ndikimin e protestave studentore në Slavija, duke i cilësuar ato si të kufizuara në përmasa dhe pa ndikim real në stabilitetin e vendit.

Sipas tij, shërbimet e sigurisë kanë vlerësuar se në protestë kanë marrë pjesë rreth 34 mijë persona. Ai gjithashtu akuzoi organizatorët për incidente të ndodhura pas përfundimit të tubimit.

Presidenti serb paralajmëroi se Partia Progresive Serbe do të organizojë tubime nga 26 deri më 28 qershor, duke theksuar se mesazhi politik i këtyre eventeve është më i rëndësishëm se numri i pjesëmarrësve.

Duke folur edhe për marrëdhëniet me Kinën, Vuçiç hodhi poshtë pretendimet se Serbia po i afrohet “vijës së kuqe” në bashkëpunimin me Pekinin, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të qëndrueshme.

Poll