BOTA /

Ndërpriten fluturimet në aeroportin e Hanoverit pas shfaqjes së dronëve të panjohur

Shtatë avionë u devijuan, autoritetet monitorojnë situatën dhe dyshohet për ndikim të jashtëm

Shkruar nga Versus

Ndërpriten fluturimet në aeroportin e Hanoverit pas shfaqjes së

Aeroporti i Hanoverit në Gjermani ndërpreu trafikun ajror pas shfaqjes së dronëve të panjohur. Ndërprerja filloi të premten në mbrëmje rreth orës 22:00 dhe zgjati deri pak pas mesnatës. Si pasojë, shtatë avionë u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje, por mediat lokale raportuan se dy dronë të panjohur u vunë re mbi aeroport. Kjo nuk është hera e parë; në nëntor të kaluar, aeroporti ishte mbyllur për 45 minuta për shkak të një droni tjetër.

Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në disa aeroporte të tjera në Gjermani gjatë muajve të fundit. Megjithëse disa dyshojnë për përfshirje të faktorëve të jashtëm, deri tani nuk ka prova konkrete.

Sipas policisë gjermane, gjatë këtij viti janë raportuar më shumë se një mijë fluturime të dyshimta dronësh mbi aeroporte, baza ushtarake dhe objekte të tjera të rëndësishme në vend.

 

Poll