
Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rieti-Terni ku një prej shoferëve të autobusit që transportonte tifozët e Pistoia Basket vdiq pasi u sulmua me gurë nga tifozët e skuadrës kundërshtare.
65 vjeçari Raffaele Marianella, ishte ulur në sediljen e përparme të autobusit pranë kolegut të tij që po ngiste mjetin kur disa gurë të mëdhenj e goditën.
Tensioni kishte qenë i lartë në fushë gjatë ndeshjes, si dhe në tribuna, aq sa ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme për të qetësuar bazat e tifozëve kundërshtarë.
Nga rrëfimet e dëshmitarëve dhe kamerat e mbikëqyrjes, hetuesit shpresojnë të identifikojnë ata që janë përgjegjës për këtë akt absurd huliganizmi, i cili këtë herë nuk përfshin botën e futbollit, por basketbollin, i cili mendohej se ishte imun ndaj shpërthimeve të tilla të dhunshme. Versus.al







