BOTA /

Në janar rrëmbeu Maduron, Trump: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA

Shkruar nga Versus

Në janar rrëmbeu Maduron, Trump: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA  
Presidenti i SHBA, Donald Trump iu rikthye çështjes së Venezuelës dhe mundësisë që vendi i Amerikës Latine të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në Truth Social, Trump publikoi një hartë në të cilën Venezuela është e mbuluar me flamurin amerikan, ndërsa sipër fotos shkruan: “Shteti i 51-të i SHBA-së”.

Kjo u pasua nga një postim i dytë në të cilin ai shkroi me shkronja kapitale “TË DËSHIROJ TY”. Komenti u shoqërua nga një karikaturë e Donald Trump i cili në janar të këtij viti urdhëroi rrëmbimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro. Versus.al

 

Poll