
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se Marina Amerikane po vepron si "pirat" për të zbatuar bllokadën e porteve iraniane.
Trump i bëri këto komente gjatë një eventi në Florida, ndërsa përshkroi se si forcat amerikane kapën një anije disa ditë më parë.
"Ndryshoni kursin e anijes suaj. Largohuni menjëherë nga dhoma e motorëve", shpjegoi presidenti amerikan, duke shtuar se forcat amerikane urdhëruan ekuipazhin e anijes. "Është pesë milje larg dhe me një të shtënë në dhomën e motorëve, ne e hodhëm në erë dhomën e motorëve. Anija u ndal (...) dhe pastaj ne kapëm anijen, kapëm ngarkesën, kapëm naftën. Është një biznes shumë fitimprurës", theksoi ai.
"Ne jemi si piratë. Ne jemi pak si piratë, por nuk luajmë lojëra", shtoi Trump.
SHBA-të kanë kapur disa anije iraniane që sapo kishin dalë nga portet e tyre, si dhe anije tregtare që janë sanksionuar dhe tankera iraniane në ujërat aziatike.
Irani, që nga fillimi i sulmeve SHBA-Izrael ndaj tij më 28 shkurt, ka mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës botërore.
Bllokada ka bërë që çmimet e energjisë të rriten ndjeshëm.
Në përgjigje, Trump ka vendosur një bllokadë mbi portet iraniane.

