Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e filloi konferencën e tij për shtyp duke thënë se administrata do të festojë suksesin e operacionit të shpëtimit të dy pilotëve amerikanë që u rrëzuan në Iran.
Trump e përshkroi operacionin si "historik" duke thënë se kjo tregon tregon se në ushtrinë amerikane, "nuk lëmë asnjë amerikan pas".
Trump thotë se misioni i shpëtimit për të rikuperuar pilotin e dytë amerikan, i cili ishte ende i bllokuar në Iran disa ditë pasi i pari u shpëtua, përfshinte 155 avionë, duke përfshirë katër bombardues, 64 avionë luftarakë, 48 cisterna furnizimi me karburant, 13 avionë shpëtimi dhe më shumë.
"Ne po i sillnim të gjithë, dhe shumë prej tyre ishte dredhi. Ne donim që ata të mendonin se ai ishte në një vendndodhje tjetër, sepse ata kishin një forcë të madhe ushtarake atje - mijëra njerëz po kërkonin", thotë Trump.
Mes të tjerash, presidenti amerikan lavdëroi forcat ushtarake të SHBA duke thënë se janë “më të mirat dhe më të saktat në botë”. Sa i takon afatit të caktuar ndaj Iranit dhe marrëveshjen e refuzuar nga Tehrani, Trump tha se nëse SHBA dëshiron mund ta pushtojë të gjithë Iranin brenda natës.
“I gjithë vendi mund të nxirret jashtë loje brenda një nate dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, tha presidenti. Versus.al

