Tetë foshnja janë lindur në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur material gjenetik nga tre persona të ndryshëm, në një përpjekje për të parandaluar sëmundje të rënda dhe shpeshherë fatale, sipas mjekëve britanikë.
Metoda, e zhvilluar nga shkencëtarët në Britani, përfaqëson provën e parë që dëshmon se kjo teknikë mund të çojë në lindjen e fëmijëve pa sëmundje të pashërueshme mitokondriale.
Këto sëmundje zakonisht trashëgohen nga nëna dhe dëmtojnë mënyrën se si trupi prodhon energji. Ato mund të shkaktojnë paaftësi të rënda dhe në shumë raste çojnë në vdekjen e foshnjës brenda pak ditësh pas lindjes.
BBC njofton se për më shumë detaje mbi mënyrën se si ndahet ADN-ja nga secili prej tre personave, mund të vizitoni lidhjen në faqen zyrtare të tyre. Versus.al







