BOTA /

Operacioni "errësira e përjetshme", Izraeli hedh 160 bomba brenda 10 minutave në Liban

Shkruar nga Versus

Operacioni "errësira e përjetshme", Izraeli hedh 160 bomba

Forcat Mbrojtëse Izraelite thanë se 50 avionë luftarakë kryen një sulm të shpejtë ndaj Hezbollahut, duke hedhur rreth 160 bomba në 100 objektiva në Liban brenda 10 minutash.

Operacioni, i koduar "Errësira e Përjetshme", goditi vende në të gjithë Bejrutin, Luginën Beqaa dhe Libanin jugor. Sipas ushtrisë, objektivat përfshinin qendrat e komandës dhe infrastrukturën kyçe të lidhur me operacionet e Hezbollahut.

Në vendin fqinj mbi 1500 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve gra e fëmijë. Libani ka marrë kostot e luftës mes Izraelit dhe Iranit duke u sulmuar nga izraelitët për shkak të organizatës së Hezbollahut. Versus.al

Poll