BOTA /

Orban i ashpër ndaj krerëve të PE: Vullneti i popullit evropian, u injorua në Bruksel

Sipas Orban, të zgjedhurit pavarësisht se u votuan nga krahu i djathtë ekstrem, sërish bënë marrëveshje me social liberalët, duke mos respektuar vullnetin e popullit evropian që i ka votuar.

Shkruar nga Versus
Orban i ashpër ndaj krerëve të PE: Vullneti i popullit evropian,
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka reaguar ashpër sa i takon bashkimit të Partive Popullore Evropiane me liberalët dhe socialistët në Bruksel.

Ai tha se pavarësisht fitores së ekstremit të djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, drejtuesve në fakt nuk u intereson vullneti i popullit por vazhdojnë të mbështesin migrimin dhe dërgimin e armëve në luftën Ukrainë-Rusi.

“PPE, nga ana tjetër, në vend që të dëgjonte votuesit, më në fund u bashkua me socialistët dhe liberalët:  sot bënë një marrëveshje dhe i ndanë mes vete postet kryesore të BE-së. Atyre nuk u intereson realiteti, nuk u intereson rezultatet e zgjedhjeve evropiane dhe nuk u intereson vullneti i popullit evropian.

Ne nuk duhet të jemi naivë: ata do të vazhdojnë të mbështesin migrimin dhe të dërgojnë edhe më shumë para dhe armë në luftën Rusi-Ukrainë. Ne nuk do të dorëzohemi para kësaj! Ne do të bashkojmë forcat e së djathtës evropiane dhe do të luftojmë kundër burokratëve pro emigracionit dhe luftës”, theksoi Orban. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: