Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar deklaratat e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, lidhur me një përpjekje të mundshme të Serbisë për të ndërmarrë një konflikt ushtarak ndaj Kosovës – zhvillim që, sipas saj, është ndodhur “kohëve të fundit” dhe është parandaluar nga ndërhyrja e Shtëpisë së Bardhë.
Në një diskutim të mbajtur në Shtetet e Bashkuara me profesorin Edward Joseph, Osmani tha:
p“Ashtu siç e kuptojmë ne, bazuar në brifingjet e përditshme të sigurisë që unë marr, Presidenti Donald Trump ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm kohëve të fundit. Nuk flasim për 2023 apo 2022, por për zhvillime shumë të afërta në kohë. KFOR-i ka qenë aty dhe ka luajtur një rol kyç në ruajtjen e sigurisë.”Trump: “E ndaluam para tre javësh”
Gjatë një interviste nga Zyra Ovale, Trump përmendi ndërhyrjet e tij diplomatike në disa zona të tensionuara në botë, përfshirë Serbinë dhe Kosovën.
“Ne bëmë një punë të mirë me Serbinë dhe Kosovën, gjithashtu me Indinë dhe Pakistanin. Dhe kjo ndodhi gjatë tre javëve të fundit, apo jo Marco?”, – iu drejtua ai senatorit Marco Rubio.
“Ndaluam shumë përleshje. Mendoj se kemi parandaluar shumë luftëra të mëdha.”
Trump shtoi se këto ndërhyrje janë pjesë e përpjekjes për të rivendosur paqen globale dhe për të ndalur përshkallëzimet ushtarake që, sipas tij, nuk do të kishin ndodhur po të ishte ende në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Kurti: Nuk kam informacione për një zhvillim të tillë
Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se nuk ka dijeni për një incident apo ndërhyrje të tillë të Shteteve të Bashkuara.
“Nuk mund t’i di planet që ata kanë. Me siguri Shtëpia e Bardhë ka më shumë informacion për synimet që mund të ketë pasur Serbia dhe mund të kenë vepruar për t’i ndalur. Por ne nuk kemi informacion zyrtar për një plan konkret të tillë. Bashkëpunimi me ShBA-në është i ngushtë, dhe ndoshta një ditë do t’i kemi ato informacione.” /Versus.al







