Ministrja e Thesarit e Britanisë, Rachel Reeves, u pa duke shpërthyer në lot të mërkurën gjatë Orës së Kryeministrit në Dhomën e Komunave, pasi opozita kritikoi ashpër qeverinë e Keir Starmer për projektligjin e mirëqenies sociale.
Incidenti ndodhi pasi udhëheqësja konservatore, Kemi Badenoch, kërkoi garanci nga Kryeministri se Reeves do të mbetej në postin e saj – një garanci që Starmer nuk e dha publikisht.
???????? WATCH: A tear rolls down Rachel Reeves’ cheek during #PMQspic.twitter.com/FaaRbl9RQk
— Politics UK (@PolitlcsUK) July 2, 2025
Zëdhënësja e Reeves e përshkroi situatën si një “çështje personale” dhe bëri të ditur se ministrja nuk do të komentonte më tej mbi këtë ngjarje. Nga ana tjetër, Downing Street deklaroi se Reeves “nuk do të shkojë askund”, nuk ka dhënë dorëheqjen dhe vazhdon të gëzojë “mbështetjen e plotë” të Kryeministrit.
Megjithatë, sipas raportimeve të Daily Mail, përpara se të hynin në seancë, Reeves dhe Starmer thuhet se kishin një debat të tensionuar prapa dyerve të mbyllura. /Versus.al/







