BOTA /

Panik dhe frikë në Gjermani, makina luksoze hyn mes turmës dhe plagos gjashtë persona, arrestohet autori

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku pa marrin ndihmë mjekësore. Disa prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, raportojnë mediat gjermane.

Shkruar nga Versus

 

Panik dhe frikë në Gjermani, makina luksoze hyn mes turmës dhe

Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në Shtutgart të Gjermanisë, kur një makinë tip Mercedes hyri mes për mes turmës, duke përplasur qytetarët dhe duke shkaktuar panik dhe kaos në qytet.

Mediat vendase bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit u arrestua.

Policia e Shtutgartit tha në një postim në rrjetet sociale se incidenti ndodhi në zonën e Olgaeck.
Më vonë, policia shtoi se operacioni po vazhdon dhe se në zonë është bllokuar qarkullimi për shkak të hetimeve si edhe për arsye sigurie.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku pa marrin ndihmë mjekësore. Disa prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, raportojnë mediat gjermane.

Tags:

gjermani

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: