BOTA /

Panik në Stamboll, avioni i nisur nga Prishtina del nga pista menjëherë pas uljes

Shkruar nga Versus
Panik në Stamboll, avioni i nisur nga Prishtina del nga pista
Foto nga vendngjarja

Turqi- Një avion i nisur nga Prishtina ka shkaktuar panik mbrëmjen e djeshme në pistën e aeroportit të Stambollit pasi menjëherë pas uljes doli nga pista.

Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L të aeroportit Sabiha Gökçen, ka devijuar nga aksi i taksimit dhe ka përfunduar në një terren të butë pak çaste pas prekjes së tokës.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit ka njoftuar se pista 06R/24L mbetet e mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës.

Mbyllja e njërës prej pistave kryesore gjatë orëve të ngarkuara të operimit ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme, ndërsa disa avionë janë detyruar të përsërisin procedurat e uljes. Ekipet emergjente dhe ato teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje.

Aktualisht po zhvillohen punimet për nxjerrjen e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar. Versus.al

Tags:

turqi kosove

Poll