BOTA /

"Pashë tymin", Trump reagon për zgjedhjen e Papës së ri në Vatikan

Trump u tha gazetarëve se ka parë tymin të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine por nuk e ka parë ende Papën.

Shkruar nga Versus

"Pashë tymin", Trump reagon për zgjedhjen e Papës

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump teksa ndodhej para gazetarëve në “Shtëpinë e Bardhë” ka komentuar edhe zhvillimet në Vatikan, ku nga Kapela Sistine ka dalë tym i bardhë që simbolizon zgjedhjen e Papës së ri. Trump u tha gazetarëve se ka parë tymin të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine por nuk e ka parë ende Papën.

“Pashë tymin, por nuk e kam parë Papën”, u tha Trump gazetarëve në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i SHBA-së është kritikuar ashpër nga disa katolikë pasi postoi një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku e përshkruan veten si Papë. Imazhi, i ndarë nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në mediat sociale, vjen ndërsa katolikët vajtojnë vdekjen e Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill, dhe zgjedhën tashmë Papën e ardhshëm.

Tags:

trump vatikan

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: