
Donald Trump pohoi të shtunën në mbrëmje se të shtënat me armë zjarri në galanë për shtyp në Uashington nuk do ta bënin atë të hiqte dorë nga lufta kundër Iranit, edhe pse ai beson se incidenti nuk ka lidhje me krizën ndërkombëtare.
"Kjo nuk do të më bëjë të heq dorë nga fitimi i luftës në Iran ", u tha presidenti amerikan gazetarëve, disa orë pas të shtënave në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku u evakuua nga podiumi.
"Nuk e di nëse kishte të bënte me këtë, vërtet nuk mendoj kështu, bazuar në atë që dimë", shtoi ai.
"Ujku i vetmuar"
Disa minuta më parë, ai ishte përgjigjur "nuk e di kurrë" kur u pyet nëse mendonte se të shtënat kishin lidhje me luftën në Iran, të cilën ai e filloi më 28 shkurt në bashkëpunim me Izraelin.
Ai shtoi se hetuesit po punonin për motivet e të dyshuarit për të shtënat, i cili u arrestua dhe të cilin ai e përshkroi si një "ujk të vetmuar".
Donald Trump anuloi të shtunën udhëtimin që të dërguarit e tij ishin planifikuar të bënin në Pakistan me shpresën e takimit me përfaqësuesit e Teheranit me qëllim përfundimin e luftës.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

