BOTA /

“Ped*fil dhe përdh*nues”, gazetarja lexoi fjalët e autorit të sulmit për të, Trump: Je një turp!

Sipas Trump, gazetarja nuk kishte përse t'i lexonte fyerje të tilla gjatë intervistës me të.

Shkruar nga Versus
“Ped*fil dhe përdh*nues”, gazetarja lexoi fjalët e autorit
Trump gjatë intervistës me Norah O'Donnell

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur korrespondenten e emisionit “60 Minutes”, Norah O’Donnell, “një turp”, pasi ajo lexoi pjesë nga deklarata e të akuzuarit për sulmin në Uashington, Cole Allen i cili akuzonte Trumpin si “përdhunues” dhe “pedofil”.

Pavarësisht se gazetarja iu përgjigj duke i thënë se këto ishin fjalët e autorit, Trump tha se ajo nuk duhet të kishte lexuar gjëra të tilla.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Ai shkruajti: Nuk do të lejoj më gjatë që një pedofil, përdhunues dhe vrasës të përlyejë duart e mia. Cili është reagimi juaj për këtë.

Trump: Po prisja ta lexonit atë. Sepse e dija se do e bëja. Sepse jeni njerëz të tmerrshëm. Ai e shkruajti atë, nuk jam përdhunues, nuk kam përdhunuar askënd.

Gazetarja: Mendoni se po ju referohej juve?

Trump: Më fal! Nuk jam pedofil. Ti i lexon ato gjëra pa lidhje të shkruara nga një i sëmurë? Unë jam lidhur me shumë gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua. U lirova plotësisht!

Shokët e tu nga ana tjetër janë ata që janë të përfshirë me Epstein apo gjërat e tjera. Por i thashë vetes: E di? Do ta bëj këtë intervistë. E lexova shkrimin, është person i sëmurë, por ti duhet të kesh turp nga vetja që i lexove ato sepse nuk jam asnjë prej atyre gjërave.

Gazetarja: Janë fjalët e autorit

Trump: Nuk duhet t’i lexoje ato, je një turp! Versus.al

 

Poll