BOTA /

Përfundon "koha" për dhjetëra shtete, Trump shpall tarifat ndëshkuese, mes tyre dhe Kanadaja! 15% për BE-në

Tarifat ndëshkuese prej 41% janë vendosur ndaj 68 shteteve.

Shkruar nga Versus

Përfundon "koha" për dhjetëra shtete, Trump shpall
Sot përfundoi afati i vendosur nga Donald Trump për arritjen e marrëveshjeve të reja me disa shtete të ndryshme. Disa orë para afatit për të arritur marrëveshje tregtare, Shtëpia e Bardhë publikoi taksa të reja për dhjetëra vende, të cilat do të hyjnë në fuqi të enjten.

Tarifa e Kanadasë, e cila u rrit nga 25% në 35%, hyri në fuqi në orën 04:00 por shumica e mallrave kanadeze do të përjashtohen për shkak të një traktati ekzistues tregtar.

Tarifat më të larta për Meksikën janë pezulluar për 90 ditë të tjera. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi për herë të parë planin e tij tarifor në prill, duke shkaktuar kaos në ekonominë botërore.

Por ai e pezulloi atë në mënyrë që vendet të mund të negociojnë marrëveshje të reja tregtare, të cilat përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në. Tarifat nënkuptojnë se kompanitë që sjellin mallra të huaja në SHBA do të duhet t'i paguajnë taksat qeverisë, dhe ekspertët thonë se këto kompani mund t'ua kalojnë kostot konsumatorëve.

Pak ditë më parë Trump firmosi marrëveshje të re me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjë që u pa nga shumë analistë ndërkombëtarë si fitore për Amerikën e Veriut. Versus.al

Poll