BOTA /

Përleshje mes dhjetëra të burgosurve në burgun grek, ndërrojnë jetë 2 prej tyre

Shkruar nga Versus

Përleshje mes dhjetëra të burgosurve në burgun grek,

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Nigritës ku një i burgosur palestinez dhe një irakian humbën jetën si pasojë e përleshjeve mes dhjetëra të burgosurve.

Një prej viktimave vdiq në vendngjarje, ndërsa i dyti u dërgua me urgjencë në spital, ku më pas ndërroi jetë nga plagët e marra. Incidenti ndodhi mesditën e sotme në qelitë disiplinore të burgut, ku mësohet se u përfshinë 10 persona.

Pas shpërthimit të sherrit, oficerët e burgut ndërhynë për të parandaluar sherrin dhe për të ndihmuar të lënduarit. Ende nuk dihet shkaku i përplasjes së ashpër mes të burgosurve. Versus.al

Tags:

greqi

Poll