
Kroacia nuk do t'i bashkohet "Këshillit të Paqes" të prezantuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, njoftoi sot kryeministri Andrej Plenkoviç, pa dhënë një arsye për vendimin e tij.
"Pas një analize të plotë, qëndrimi i qeverisë është se aktualisht Kroacia nuk do t'i bashkohet Këshillit të Paqes për shumë arsye", u tha Plenkoviç gazetarëve.
Ai shtoi se nuk do t’i sqaronte këto arsye.
Qeveria kroate kishte deklaruar më parë se vendi ishte ftuar të bashkohej me strukturën që do të kryesojë Donald Trump.
Plenkoviç kishte deklaruar se Kroacia, një anëtare e Bashkimit Evropian, po priste që BE të harmonizonte qëndrimin e saj për këtë çështje.
Këshilli i Paqes, themelimi i të cilit u njoftua javën e kaluar nga Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, fillimisht ishte pjesë e planit amerikan për t'i dhënë fund luftës në enklavën palestineze të Rripit të Gazës.
Megjithatë, ambiciet e saj për zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën janë në fakt shumë më të mëdha, gjë që, sipas kritikëve të saj, do ta bënte këtë këshill një rival të Kombeve të Bashkuara./Versus.al

