
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do t'i jepte Hamasit një "shans të vogël" për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza me Izraelin, por paralajmëroi se grupi palestinez do të "zhduket" nëse nuk e bën këtë.
Hamasi do të jetë "shumë i mirë, do të sillet mirë, do të jetë i sjellshëm dhe nëse nuk është, ne do të hyjmë dhe do t'i zhdukim nëse na duhet. Ata do të zhduken dhe ata e dinë këtë", tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese.
Trump tha se çdo operacion kundër Hamasit në Gaza nuk do të përfshinte drejtpërdrejt trupat amerikane, por se "Izraeli do të kthehej brenda dy minutash nëse do t'u kërkoja... por ne do t'i japim një shans të vogël". Versus.al

