BOTA /

Prapë “The Simpsons”, parashikuan atentatin ndaj Trump?

Pas atentatit ndaj Trump, episodi i serialit të njohur u hoq nga transmetimi pasi ka një ngjashmëri të çuditshme me realitetin, duke i bërë njerëzit të mendojnë se profetizon të ardhmen.

Shkruar nga Versus

Prapë “The Simpsons”, parashikuan atentatin ndaj Trump?

Channel 4 ka hequr një episod të “The Simpsons” gjatë fundjavës pas tentativës për vrasjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump po merrte pjesë në një tubim fushate në Pensilvani të shtunën kur 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks e qëlloi atë nga një çati aty pranë. Ish-presidenti u largua nga podiumi i rrethuar nga Shërbimi Sekret. Një plumb i preku veshin, por gjithsesi nuk ka pësuar dëmtim.

Sigurisht, pas ngjarjes episodi i serialit të njohur u hoq nga transmetimi pasi ka një ngjashmëri të çuditshme me realitetin, duke i bërë njerëzit të mendojnë se profetizon të ardhmen.

Një episod i titulluar “Lisa the Iconoclast” do të transmetohej në orën 13:00 (14 korrik), një ditë pas sulmit ndërsa rrjeti vazhdoi të shfaqte episode nga sezoni i tij i shtatë.

Episodi u zëvendësua papritur!

Në episodin origjinal, një oficer i zbatimit të ligjit shihet në një çati aty pranë, duke vënë në shënjestër Lizën teksa qëndron në një podium në një tubim, i ngjashëm në pamje me atë ku Trump mori pjesë në fushatën e tij.

Në vend të kësaj, episodi u zëvendësua me një nga sezoni 30, i titulluar “Baby You Can’t Drive”, i cili ka të bëjë me Marge dhe Homer teksa ata punojnë së bashku në një kompani teknologjie që prodhon makina.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al