BOTA /

"Preferoj diplomacinë", Trump për Iranin: Nuk do i lejoj kurrë të kenë armë bërthamore

Ai kërkoi garanci nga Irani se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.

Shkruar nga Versus

"Preferoj diplomacinë", Trump për Iranin: Nuk do i lejoj

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të zgjidhë mosmarrëveshjet me Iranin përmes mjeteve diplomatike, por duke theksuar se nuk do të lejonte kurrë që Republika Islamike të zotërojë armë bërthamore.

“Preferenca ime është ta zgjidh këtë problem përmes diplomacisë, por një gjë është e sigurt: Nuk do të lejoj kurrë që sponsori numër një i terrorizmit në botë, që ata janë me siguri, të ketë një armë bërthamore”, tha ai gjatë fjalimit të tij “Gjendjes së Kombit”.

Trump konfirmoi se SHBA-ja dhe Irani ishin në bisedime, megjithatë ky i fundit nuk ishte zotuar të hiqte dorë kategorikisht nga armatimi bërthamor.

“Ne jemi në negociata me ta, ata duan të bëjnë një marrëveshje, por nuk i kemi dëgjuar ato fjalë sekrete: ‘Ne kurrë nuk do të kemi një armë bërthamore’”, shtoi ai.

Gjatë mandatit të tij të parë nga viti 2017 deri në vitin 2020, Trump kishte revokuar një marrëveshje bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit të iniciuar nga paraardhësi i tij Barack Obama dhe kishte rivendosur sanksionet ndaj vendit.

Që nga fundi i dhjetorit, Irani ka qenë skenë e protestave antiqeveritare që u shtypën me dhunë nga autoritetet dhe, sipas aktivistëve iranianë jashtë vendit, çuan në vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve. Versus.al

Poll