BOTA /

Prej javësh në spital pas sulmit me armë zjarri, ndërron jetë vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk

52 vjeçari u plagos pas një sulmi me armë në Antalia.

Shkruar nga Versus
Prej javësh në spital pas sulmit me armë zjarri, ndërron
Viktima Aydin Cavusoglu dhe vëllai i tij ish-ministri turk, Davut Cavusoglu

Aydin Cavusoglu, 52 vjeç vëllai i ish-ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, Hasan Cavusoglu vdiq sot, më 17 maj. Sipas informacioneve nga mediat turke funerali i tij është planifikuar të mbahet të hënën, më 18 maj, në orën 14:00.

52-vjeçari u plagos me 5 maj me armë zjarri në Antalia. Pasi u plagos Cavusoglu u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.

Që atëherë, ai ka qenë i shtruar në spital në një gjendje jashtëzakonisht kritike në Njësinë e Kujdesit Intensiv, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Deri më tani, autoritetet turke nuk kanë njoftuar zyrtarisht rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Tags:

turqi

Poll