
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë përcjellë planin e tyre për t'i dhënë fund luftës Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas Reuters Uashingtoni i ka kërkuar Zelensky- t të pranojë propozimin, i cili përfshin koncesione tokash dhe transferime armësh, thanë dy persona të njohur me çështjen.
Sipas burimeve, të cilat folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, propozimet përfshijnë, ndër të tjera, zvogëlimin e madhësisë së Forcave të Armatosura të Ukrainës. Uashingtoni dëshiron që Kievi të pranojë pikat kryesore të propozimit.
Sipas burimeve në Financial Times, propozimi kërkon përgjysmimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase, dorëzimin e disa armëve dhe dorëzimin e Donbasit. Të njëjtat burime thonë se Zelensky është i zhgënjyer me propozimet e planit.
Hartimi i planit duket se udhëhiqet nga i dërguari i Trump për Ukrainën, Steve Witkoff, i cili thuhet se e ka diskutuar atë gjerësisht me të dërguarin rus Kirill Dmitriev dhe i është dërguar gjithashtu këshilltarit të sigurisë kombëtare të Zelensky-t, Rustam Umerov./Versus.al
