BOTA /

Putin njofton armëpushim 2 ditor dhe paralajmëron Ukrainën: Nëse sulmoni, ju godasim në qendër të Kievit

Shkruar nga Versus

Putin njofton armëpushim 2 ditor dhe paralajmëron Ukrainën:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi sot një armëpushim dy-ditor më 8 dhe 9 maj në luftën me Ukrainën, me rastin e festimeve për Ditën e Fitores, dita kur ushtria sovietike fitoi ndaj ushtrisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ushtria do të respektojë një armëpushim të njëanshëm më 8 dhe 9 maj “bazuar në vendimin e Udhëheqësit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin”.

Ministria paralajmëroi gjithashtu se nëse Ukraina përpiqet të prishë festimet, “do të ketë një sulm masiv me raketa në qendër të Kievit”.

“Pavarësisht aftësive që kemi në dispozicion, Rusia më parë është përmbajtur nga veprime të tilla për arsye humanitare”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se Rusia është gati të ndërmarrë veprime nëse armëpushimi nuk respektohet.

“Ne paralajmërojmë popullsinë civile të Kievit dhe stafin e misioneve të huaja diplomatike për nevojën për t’u larguar nga qyteti në kohën e duhur”, thuhej në deklaratë.

Ndërsa më herët, presidenti ukrainas Zelensky hodhi poshtë armëpushimin duke e cilësuar si joserioz. Versus.al

 

 

Poll