BOTA /

Putini: “Më vjen të godas disa njerëz me grusht, por po përmbahem…” (VIDEO)

Po “lufton” të qëndrojë i qetë...Ky fragment i veçantë nga deklaratat e tij u shfaq në një trailer në televizionin shtetëror rus.

Shkruar nga Versus

Putini: “Më vjen të godas disa njerëz me grusht, por po

Vladimir Putin foli në televizionin shtetëror rus, duke shënuar 25-vjetorin e inaugurimit të tij të parë si President i Rusisë në vitin 2000.

Presidenti rus zbuloi në intervistë se shpesh zemërohet dhe dëshiron të godasë, por lufton me veten për të qëndruar i qetë...

Konkretisht, kur gazetari i televizionit shtetëror e pyeti se “nga jashtë, gjithmonë dukesh shumë i ftohtë dhe i rezervuar — a nuk e ndjen kurrë nevojën, siç thonë, të godasësh dikë?”, ai u përgjigj: “Gjithmonë! Unë jetoj me këtë. Por po duroj...”

Ky fragment i veçantë u shfaq në një trailer në televizionin shtetëror rus.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: