BOTA /

Rrezik për përshkallëzim me Rusinë? NATO fton Ukrainën në samitin e ardhshëm

Shkruar nga Versus

Rrezik për përshkallëzim me Rusinë? NATO fton Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e ardhshëm të NATO-s. Ky samit do të zhvillohet më vonë këtë muaj në Hagë.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, e ka ftuar presidentin ukrainas Zelensky në samitin e NATO-s më vonë këtë muaj në Hagë. Burime e konfirmuan këtë për NOS”, shkruajnë mediat e huaja.

Zelensky kishte thënë më parë se Ukraina kishte marrë një ftesë, por e la të paqartë nëse ai ishte ftuar personalisht. Shtëpia e Bardhë më parë konfirmoi pjesëmarrjen e presidentit Donald Trump në samitin e NATO-s në Hagë.

Ky lajm vjen disa ditë pasi Ukraina ka kryer sulme të fuqishme thellë brenda në territorin rus. Por shqetësimet janë se një samit i tillë do të përshkallëzojë luftën ndërkohë që rusët e kanë bërë të qartë se një ndër kushtet e tyre për të arritur armëpushim është neutraliteti i plotë i Ukrainës. Versus.al

Poll