Këshilltari i Putinit, Kirilli Dmitriev deklaroi se shumë shpejt Evropa dhe Britania do t'i kërkojnë naftë Rusisë, për shkak se çmimi i naftës mund të rritet në 150-200 dollarë për fuçi.
Konflikti në Lindjen e Mesme ka trazuar tregjet globale të energjisë, vendet e para që do të ndjejnë krizën do të jenë Evropa dhe Britania. Dmitriev theksoi se do të jetë në dorën e Rusisë nëse do t’i ofrojë ndihmë apo jo.
"Rusia patjetër do të marrë shumë kërkesa nga Evropa dhe Britania dhe do të vendosë nëse do t'i plotësojë ato apo jo, do të jetë një “krizë jashtëzakonisht serioze energjitike” me të cilën Evropa nuk është e përgatitur të përballet."- tha Dmitriev.
Dmitriev ka qenë një figurë e spikatur, i cili pati një rol kuç në negociatat mbi luftën me Ukrainën. Ai e ka paraqitur Rusinë si të domosdoshme për tregjet globale të energjisë, ndërsa furnizimi zvogëlohet duke argumentuar se sanksionet perëndimore kanë dështuar.
Ndërsa komisioneri i Bashkimit Evropian Dan Jorgensen tha se në mënyrë absolute Evropa nuk do të ketë varësi nga energjia ruse.
"Nuk ka asnjë mënyrë për t'u rikthyer në varësinë nga energjia ruse", tha komisioneri i BE-së Dan Jorgensen, i cili këmbëngul se Bashkimi "nuk duhet të importojë asnjë pikë të vetme ". Versus.al

