BOTA /

Rusia sulmon sërish Kievin me dronë, 6 të vr*rë, mes tyre një fëmijë

Shkruar nga Versus
Rusia sulmon sërish Kievin me dronë, 6 të vr*rë, mes tyre
Një prej ndërtesave të shkatërruara në Kiev

Ukrainë- Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Kievin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm duke shkaktuar 6 të vdekur, mes të cilëve edhe një djalë 6 vjeçar. Ndërkohë janë plagosur edhe dhjetëra persona të tjerë.

"Aktualisht, shërbimet kanë konfirmuar 6 vdekje, 4 në distriktin Sviatoshynskyi dhe 2 në Solomyanskyi,"-tha kreu i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit (KMVA), Timur Tkachenko.

Distriktet Sviatoshynskyi dhe Solomyanskyi u goditën më rëndë, megjithëse dëme u raportuan edhe në distriktet Holosiivskyi dhe Shevchenkivskyi. Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në distriktin Sviatoshynskyi, sipas një videoje të publikuar nga kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko. Klitschko raportoi se në lagjen Svyatoshynskyi, hyrja e një ndërtese banimi u shkatërrua dhe disa ndërtesa të pabanuara u përfshinë nga zjarri për shkak të sulmit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky reagoi duke e quajtur këtë një akt terrorist të Vladimir Putin. Versus.al

Poll