BOTA /

"S'e duroja dot më", tronditet Milano, gruaja vr*t burrin e sëmurë pas 40 vitesh martesë

Gruaja 64-vjeçare telefonoi policinë dhe rrëfeu fajin. Viktima vuante nga pasojat e një goditjeje në tru.

Shkruar nga Versus

"S'e duroja dot më", tronditet Milano, gruaja vr*t burrin e

Itali- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Milanos ku një grua 64 vjeçare vrau burrin e saj me të cilin ishte e martuar prej 40 vitesh.

Mediat e huaja shkruajnë se autorja Antonia Nunzia Mancini e qëlloi me thikë bashkëshortin e saj të sëmurë. Por duke qenë se goditjet nuk rezultuan fatale, ajo mori jastëkun për ta mbytur.

Pas ngjarjes, ajo telefonoi policinë dhe rrëfeu gjithçka. Viktima Vincenzo Ferrigno, 73 vjeç prej vitesh vuante nga një sëmundje që i kishte shkaktuar pamundësi fizike. Ky raportohet të ketë qenë shkaku i ngjarjes së rëndë, pasi autorja ka deklaruar se nuk e duronte dot më bashkëshortin e saj. Versus.al

Poll