BOTA /

Serbët nuk harrojnë, 1 vit pas tragjedisë së Novi Sadit, Vuçiç përballet me protesta masive

Pavarësisht protestave masive, Vuçiç ende nuk ka dhënë dorëheqjen duke pretenduar se ndaj tij po bëhet komplot nga fuqitë evropiane.

Shkruar nga Versus

Serbët nuk harrojnë, 1 vit pas tragjedisë së Novi Sadit,

Mijëra studentë këmbësorë, nga qytete të ndryshme të Serbisë, kanë mbërritur në Novi Sad sonte në prag të përvjetorit të parë të rënies së tendës në stacionin hekurudhor në këtë qytet, kur vdiqën 16 persona.

Pritet që në orët në vijim të vazhdojnë të shkojnë më shumë studentë. Ata u pritën në rrugë nga mijëra qytetarë me pishtarë, fishekzjarrë e brohoritje.

 

Studentët morën gjithashtu kartolina falënderimi në të cilat shkruhet: "Për çdo hap që hidhni në luftën për liri.”

Studentët në Beograd u bënë thirrje qytetarëve që nuk mund të jenë sonte në Novi Sad nesër të mblidhen në Beograd. Ata pritet të bllokojnë kryqëzimet pranë Fakultetit të Drejtësisë ose Fakultetit të Bujqësisë për të shënuar një vjetorin e vdekjes së atyre që u vranë tragjikisht në rënien e tendës në Novi Sad. Versus.al

 

Poll