BOTA /

Sfida në TikTok që po lëndon të miturit, në shtetin fqinj 11 gjimnazistë përfunduan në spital

Shkruar nga Versus

Sfida në TikTok që po lëndon të miturit, në shtetin

Maqedoni e Veriut- Në më pak se katër ditë, 11 gjimnazistë në Shkup përfunduan me lëndime dhe fraktura në spital pasi kishin tentuar të bënin sfidën “Superman”.

Sfida e rrezikshme është gjithnjë e më e pranishme nëpër shkolla duke u përhapur me shpejtësi mes nxënësve të shkollave fillore.

Në Zelenikovë të Shkupit, afër shkollës fillore, Alsan shkruan se një baba ka raportuar në polici se djali i tij ka pësuar lëndim të rëndë nga kjo sfidë.

Sfida është që dikush të kërcejë me një krah të shtrirë si personazhi i librit komik Superman dhe grupi hedh në ajër djalin ose vajzën e sfiduar. Ai kërcen mbi një grup fëmijësh që ose do ta kapin ose jo. Kjo video është realizuar në njërën nga shkollat ​​e mesme në Shkup.

Gjithashtu në një pjesë të shkollave fillore nga klasa e tetë dhe e nëntë e pranojnë këtë sfidë. Nga videot shihet shpesh që grupi largohet mënjanë dhe fëmija bie direkt në beton. Drejtori i spitalit “Naum Ohridski”, Nebojasha Nastov, sqaron se fëmijët kanë lëndime të ndryshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: