BOTA /

SHBA-Iran drejt bisedimeve direkte, Rubio: Mund ta shohim vijën e finishit

Shkruar nga Versus

SHBA-Iran drejt bisedimeve direkte, Rubio: Mund ta shohim vijën e finishit  
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se fundi i konfliktit me Iranin mund të jetë shumë afër, ndërsa konfirmon se mes palëve po shkëmbehen mesazhe.

Në një intervistë për Fox News, Rubio tha se bisedimet janë në zhvillim dhe nuk përjashtohet një takim i drejtpërdrejtë mes SHBA-së dhe Iranit në vijim.

“Ekziston mundësia për një takim ballë për ballë. Ne do të jemi gjithmonë të hapur për këtë,” u shpreh ai, duke shtuar se situata është drejt zgjidhjes. “Mund ta shohim vijën e finishit,”theksoi kryediplomati amerikan.

Megjithatë, Rubio paralajmëroi se administrata e Donald Trump nuk do të tolerojë negociata të zgjatura artificialisht nga Irani për të fituar kohë.

Në të njëjtën kohë, ai hodhi kritika edhe ndaj NATO-s, duke ngritur pikëpyetje nëse aleanca vazhdon t’i shërbejë interesave të SHBA-së si më parë, duke lënë të hapur mundësinë e një rishqyrtimi të rolit të saj. Versus.al

Poll