BOTA /

SHBA mund të çojë trupa tokësorë në Iran, kryeparlamentari: Si mund t'i mbroni në tokën tonë?

Ghalibaf është edhe ndërmjetësi në bisedimet e Iranit me SHBA.

Shkruar nga Versus

SHBA mund të çojë trupa tokësorë në Iran,

Ndërkohë që SHBA-të po konsiderojnë mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake tokësore në Iran, kryeparlamentari iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf pati një paralajmërim për zyrtarët amerikanë. Në një postim në rrjetin social X, ai shkroi: “Si mundet SHBA, që nuk arrin të mbrojë as ushtarët e saj në bazat në rajon dhe në vend të kësaj i mban të strehuar në hotele dhe parqe, t’i mbrojë ata në territorin tonë?”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë se presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se aktualisht nuk planifikon të dërgojë trupa tokësore askund. Por CNN ka raportuar se zyrtarë të Pentagonit, të cilët po përgatiten për një fazë të ardhshme të luftës, kanë hartuar skenarë për dislokimin e trupave për të marrë nën kontroll objektiva të ndryshëm brenda Iranit, sipas më shumë se gjysmë duzine personash të njohur me diskutimet. Versus.al

Poll