Një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe pushuesve në jugperëndim të vendit. Lëkundjet sizmike janë regjistruar rreth orës 19:24 me orën lokale, pranë brigjeve të ishullit Zakinthos, në detin Jon.
Sipas institucioneve sizmologjike greke, epiqendra e tërmetit ka qenë në det, gjë që ka ndihmuar në zbutjen e ndikimit në zonat e banuara. Deri më tani, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet kanë bërë të ditur se po monitorojnë me kujdes situatën për çdo pasgoditje të mundshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë. /Versus.al







