
Rusi- Një zjarr në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit shkaktoi vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e 130 të tjerëve. Flaka shpërtheu në fabrikën Elastik në rrethin Shilovsky, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës.
Ekipet e emergjencës vazhduan të kërkonin nëpër rrënoja gjatë fundjavës dhe dy trupa të tjerë u nxorën gjatë natës.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, një punishte baruti në objekt u përfshi nga flakët dhe shkaktoi shpërthimin. Nga të plagosurit, 29 mbetën në spital – 13 në Ryazan dhe 16 u transportuan në qendrat mjekësore në Moskë.
Autoritetet rajonale thanë se tre persona u shpëtuan nga nën rrënoja gjatë natës, ndërsa hetuesit nisën një hetim paraprak për shkakun e zjarrit. Në nder të viktimave u shpall një ditë zie në rajonin e Ryazanit. Versus.al







